UBT News

Nisin gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për varrezë masive

Prokuroria Speciale pritet t’i fillojë sot gërmimet në zonën malore të fshatit Kalludër të Zubin Potokut, ku dy ditë më parë u gjetën mbetje mortore njerëzish.

Sipas dyshimeve të deritanishme, te zona ku do të bëhen gërmimet dyshohet se mund të gjendet një varrezë masive me trupat e shumë civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, raporton KosovaPress.

Rasti më i madh është ai i humbjes pa gjurmë të një grupi prej 23 burrash, që njihet si Grupi i Intelektualëve, shumica prej të cilëve nga Mitrovica.

Ata u ndaluan më 19 prill nga forcat serbe në këtë zonë derisa po largoheshin në Malin e Zi, dhe më nuk u gjet gjurmë e tyre./A.K/

Exit mobile version