Të dielën në Mostar të Bosnje-Hercegovinës, ka nisur edicioni i 455-të i garave të kërcimit nga Ura e Vjetër.
Kësaj here, pjesë e garës do të jenë 40 kërcyes nga Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Sllovenia dhe Serbia.
Këtët vit ishte paralajmëruar edhe pjesëmarrja e kërcyesve nga Kosova.
“Fatkeqësisht, ne i pritëm ata, por ata nuk morën viza,” ka thënë Lawrence Listo, presidenti i Klubit të Zhytjes në Mostar, në një deklaratë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Gara e kërcimit nga ura zgjat një ditë.
Kërcimet nga Ura e Vjetër në Lumin Neretva në Mostar, realizohen çdo vit, në fund të korrikut.
Kërcimet datojnë nga koha e ndërtimit të urës, ndonëse kërcimi i parë është regjistruar më 1664.
Garat e para janë mbajtur më 1968.
Kërcimet kryhen në dy kategori, në këmbë dhe në kokë, stili dallëndyshe.