Putin dhe Erdogan kanë nisur bisedimet e tyre në qytetin rus të Soçit në Detin e Zi.
I ulur përballë homologut të tij rus përpara diskutimeve, Erdogan tha se takimet midis delegacioneve turke dhe ruse kanë qenë të frytshme deri më sot dhe se ai do të diskutojë gjithashtu zhvillimet në Siri me Putinin gjatë vizitës së tij në Rusi.
Ai shtoi në komentet e transmetuara në televizionin turk se ishte e rëndësishme që centrali bërthamor Akkuyu që po ndërtohej nga një kompani ruse në Turqinë jugore të përfundonte në kohë./UBTNews/