UBT News

Nishanet e bardhë

Më kalimin e moshës, në trupin e njeriut shfaqen disa nishane që kanë ngjyrë të bardhë ose të njëjtë me atë të lëkurës. Këto nishane janë të hollë në rrënjë dhe më pas zmadhohen në sipërfaqe.

Ato janë shumë të ngjashëm me lëkurën dhe shfaqen në zona ku ka fërkim të shpeshtë siç janë qafa, poshtë krahëve, rreth syve.

Përse Shfaqen Këto Nishane?
Sipas burimeve profesionale nishanet mund të jenë gjenetikë por mund të shfaqen edhe tek persona të tjerë. Fërkimi – siç ndodh në rastin e poshtë krahëve apo qafës – mund të shkaktojë rritjen e tyre me kalimin e kohës. Faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e tyre është edhe shtimi në peshë, shtatzënia dhe diabeti.

A Janë Të Rrezikshme Këto Nishane ?
Në përgjithësi, nishanet nuk janë as të rrezikshëm as të dhimbshëm siç ndodh në rastin e nishaneve kancerozë. Por në disa raste ato mund të infektohen, dhe kërkojnë ndihmën e mjekut për trajtime.

Si Mund Të Hiqen Nishanet e Bardhë?
Këto nishane njësoj si të gjithë nishanet e tjera nuk duhen ngacmuar. Prandaj këshillohet që të mos i kruani apo të mundoheni t’i shkulni në shtëpi. Nëse ata ju krijojnë shqetësime këshillohet që të konsultoheni tek mjeku dermatolog. Një mjek i tillë arrin të kuptojë nëse këto nishane janë problematikë dhe kanë nevojë për një trajtim më serioz.

Nëse vini re që lëkura rreth nishanit është e kuqe apo me një ngjyrë të errët, është e nevojshme që të shkoni tek mjeku. Në momentin që kuptoni se nishani ka nisur të ndryshojë apo të zmadhohet sugjerohet që të lini një takim me dermatologun. Në këtë mënyrë ju mund të parandaloni një situatë akoma dhe më serioze dhe më të rrezikshme për lëkurën dhe shëndetin në përgjithësi. Dermatologu mund të vendosë për heqjen e nishaneve dhe më pas të kryejë një analizë më të hollësishme të tij për të përjashtuar mundësinë e një mase kancerogjene./AgroWeb

Exit mobile version