Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar shkollën “Iliria” me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2024/2025. Ajo tha se procesi i fillimit të vitit të ri shkollor po shkon mbarë në të gjitha shkollat në Kosovë.
Krahas kësaj, ministrja Nagavci shtoi se deri tani s’ka pasur ndonjë parregullsi për subvencionimin e teksteve shkollore.
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit në vend.