UBT News

Nis vaksinimi në Klinikën Infektive, vaksinohet Izet Sadiku

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka filluar vaksinimi antiCOVID-19.

I pari që mori sot vaksinën antiCOVID ishte Osman Ismaili, infermier në Klinikën Infektive, e pas tij u vaksinua ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku.

Vaksinën antiCOVID-19 e mori edhe kryetari i Shoqatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli.

Të dielën Kosova ka pranuar 24 mijë doza të vaksinës anti-COVID nga AstraZeneca. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, fillimisht do të vaksinohet stafi mjekësor e pastaj edhe të moshuarit mbi moshën 80-vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.

Exit mobile version