UBT News

Nis testimi i vaksinës AstraZeneca kundër variantit Beta

AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit kanë filluar testimin e një vaksine të modifikuar të koronavirusit kundër variantit Beta, që së pari u identifikua në Afrikë të Jugut.

Më shumë se 2 mijë vullnetarë u rekrutuan në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil, Afrikë të Jugut dhe Poloni për testimin e vaksinës së modifikuar.

Profesori Sir Andrew Pollard, drejtor i grupit të Oksfordit për vaksina, i tha BBC-së se qëllimi është “të testohet sistemi” i prodhimit të vaksinave kundër varianteve. Ai tha se nuk ka “asnjë urgjencë të menjëhershme” rreth variantit Delta, pasi vaksina AstraZeneca është treguar si mjaft efektive kundër tij.

Hulumtimi “po bëhet më shumë në lidhje me përgatitjen për këtë variant që po përhapet shpejt, atë të Afrikës së Jugut, dhe gjithashtu variantet e ardhshme”./UBTNews

Exit mobile version