UBT News

Nis testimi i Urës së Ibrit me kamionë, prezentë forca të policisë

Ka nisur testimi i Urës së Ibrit me kamionë nga autoritetet e Kosovës. Të pranishëm janë edhe forca të policisë dhe KFOR-it.

Raportohet se katër kamionë janë për testim, derisa atje situata në këto momente paraqitet të jetë e qetë.

Gjatë ditës, disa persona janë parë teksa punonin afër urës së Ibrit, në pjesën e veriut.

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak minutash liderin e Iniciativës Qytetare’ në veri të Mitrovicës, Aleksandar Arsenijeviq.

Exit mobile version