Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka arritur në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë hyrjes se tij në ekzekutiv, derisa nuk duhet nëse i O’Brien do të ketë ndonjë deklarim pas takimit.
O’Brien po qëndron në vizitë në Kosovë, një ditë pasi ishte në Serbi, ku u takua atje me krerët institucional.
Nga Beogradi, diplomati amerikan dhe mesazhin për zbatim të marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit, derisa edhe ka nënvizuar nevojën që Qeveria e Kosovës të procedojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, të propozuar nga BE-ja.