UBT News

Nis takimi mes Bislimit, Lajçakut dhe Petkoviqit

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka nisur takimin me negociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe me atë serb, Petar Petkoviq.

Në një postim në Twitter, Lajçak shkroi se shpreson që do të gjendet një zgjidhje për ta depërshkallëzuar tensionet, derisa shtoi se shpreson të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve./UBTNews/

Exit mobile version