UBT News

Nis takimi Kurti – Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është pritur nga kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ajo është takuar mëngjesin e së mërkurës edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Më pas Presidentja e Komisionit Evropian dhe kryeministri Kurti do të vizitojnë Kopshtin “Cicërimat” i cili është ndërtuar me fondet e BE-së, ku edhe mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Udhëheqësja e Komisionit Evropian po qëndron në Kosovë për herë të parë, në kuadër të turit të saj Ballkanik.

Exit mobile version