Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kompleksin Presidencial në Ankara.
Siç raportojnë mediat lokale, tashmë ka nisur takimi mes tyre dhe ende nuk dihet nëse pas takimit do të mbajnë konferencë për media.
Kryeministri kosovar qëndron për një vizitë zyrtare në Ankara, ku sipas paralajmërimeve, do të pritet në takim edhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.
Më vonë, Kurti do të udhëtojë në Stambol, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë si mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve.