UBT News

Nis takimi Kosovë-Serbi në Bruksel

Në Bruksel ka filluar takimi mes ekipeve të ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim do të flitet për targat e veturave, ashtu siç ishte planifikuar më 30 shtator.

“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohet në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetjet konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajçak në Twitter./UBTNews

Exit mobile version