Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas dështimit të dytë për t’u formuar qeveria e re.
Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, ani pse erdhi me vonesë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, kryetari i Guxo, Faton Peci, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.
Të mërkurën dështoi të formojë qeverinë e re edhe mandatari i dytë nga LVV-ja, parti e cila kishte dalur e para në zgjedhjet e 9 shkurtit./KP
