Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.
Pjesëtarët e NJSI-së tashmë kanë hyrë në ndërtesën e Qeverisë. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës të fundit.
Në takim ka mbërritur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.