Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie, të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në pritjen në oborrin e ndërtesës së ekzekutivit.
Kjo vizitë, sipas Bashkimit Evropian po bëhet për t’i shikuar mundësitë e përparimit të dialogut, Kosovë-Serbi.
Lajçak dhe këshilltarët e Scholz dhe Macron gjatë ditës së sotme do të vizitojnë edhe Serbinë.