Ka nisur takimi i G7-ës, konfirmoi një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden dhe udhëheqësit po diskutojnë lidhur me reagimin e përbashkët ndaj sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Presidentit Putin ndaj Ukrainës”, deklaroi ai.
Një numër zyrtarësh të sigurisë kombëtare mbërritën në Shtëpinë e Bardhë këtë mëngjes para takimit virtual të Biden./UBTNews/