Ka nisur seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për keqpërdorimin e mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Seanca është duke u mbajtur me dyer të mbyllura për monitoruesit dhe publikun në Gjykatën e Prishtinës.
L.G, zyrtar i Ministrisë së Financave, i cili punonte aty qe 11 vjet, dyshohet se kreu transferon e mbi 2 milionë eurove përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë LDA Group Shpk.