Ka nisur seanca për shqyrtimin fillestar ndaj rastit të ministrit të Infrastrukturës dhe Mjedisit, Liburn Aliut, dhe disa të tjerëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Aktakuza ndaj Aliut, që akuzohet për kohën sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, ishte ngritur më 24 korrik 2020.
Aliu kishte deklaruar se nuk ka qenë i informuar duke shtuar se për këtë do kërkojë përgjegjësi.