Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara ndaj ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.
Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.
Sot gjatë ditës do të mbahet edhe seanca e parë publike ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi./UBTNews