Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave në sektorin publik.
Në sallën plenare të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje po marrin pjesë vetëm një numër i vogël i deputetëve.
Paraprakisht, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka debatuar sa i përket përfundimit të seancës së parë dhe nisjes së kësaj të jashtëzakonshme. Ai kërkoi që seanca të fillojë menjëherë, ndërkaq shefja e deputetëve të shumicës parlamentare tha se e njëjta do të fillojë pas përfundimit të punimeve të seancës së nisur në orën 10:00.
Tahirit i ka dhënë të drejtë edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili nisi seancën e jashtëzakonshme.