Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se kanë filluar punimet për restaurimin dhe konservimin e objektit të ish-Arkivit, Fabrika e Vajit, objekt i cili është i vjetër mbi 130 vite.
Ky objekt, si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare, daton nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, i ndërtuar nga mjeshtrit dibranë, në të njëjtën kohë me Kullën e Zejnullah Begut në Balincë, ka shkruar Idrizi, i cili ka publikuar dhe disa forografi nga restaurimi, si dhe si do të duket ky objekt./UBTNews/