Policia e Kosovës ka nisur t’i reduktojë trupat e saj në objektet komunale në veri të vendit, pas pranimit të vendimit të Qeverisë.
Reduktimi i forcave policore ka ndodhur para mesnatës së mbrëmshme.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ka filluar të implementohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për tërheqjen e njësisë speciale nga veriu.
“Po, ka filluar reduktimi i njësive policore nga komunat ku kemi qenë prezentë. Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë operacioni”, ka thënë nënkoloneli Elshani.