Ka nisur punimet simpoziumi i dytë “Ditët e Forenzikës Kosovë – Turqi”, i cili po organizohet nga UBT, Universiteti “Izmir Katip Çelebi”, Qarku i Foçës dhe Shoqata e Shkencëtarëve të Mjekësisë Ligjore, në Izmir të Turqisë.
Në fjalën e tij hyrëse, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi ka bërë një prezantim rreth Shkencave të Forenzikës të Kosovës, si dhe për studimet e forenzikës në kuadër të ekosistemit inovativ të UBT-së.
Kryeorganizator i kësaj ngjarje është Prof. Dr. Hamit Hancı dhe sekretari i Kongresit, Prof. Ass. Dr. Cengiz Çesko, ku do të jenë pjesëmarrës në kongresin e mbajtur në nivel ndërkombëtar, së bashku me akademikë nga shumë universitete në Turqi, si dhe pjesëmarrës nga Azerbajxhani dhe UBT, që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën, së bashku me Shoqatën e Shkencave Ligjore të Kosovës.
Në kuadër të këtij organizimi, profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Arsim Gërxhaliu, Prof. Dr. Blerim Krasniqi, Prof. Dr. Elmi Kelmendi do të përfaqësojnë Kosovën me prezantimet e tyre shkencore.
Punimet e kongresit të tretë të “Ditët e Forenzikës Kosovë – Turqi” pritet të zhvillohen në UBT, në Kosovë, ku do të mblidhen ekspertë, profesionistë dhe akademikë vendorë e ndërkombëtarë.