Veteranët e luftës së UÇK-së kanë filluar protestën para Kuvendit të Kosovës në shenjë kundërshtie ndaj mospërfshirjes së tyre në ngritjen e pagës minimale.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se veteranët ndihen të diskriminuar për shkak të anashkalimit të tyre.
Të pranishëm janë një numër i madh i protestuesve.