UBT News

Nis procesi i pilotimit për lajmërimin në shtëpi për pensionistë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka filluar me procesin e pilotimit të lajmërimeve në shtëpi të pensionistëve në moshën 85-vjeç dhe mbi, për rajonin e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, që nga fillimi i procesit ka pranuar emaila me të dhënat e pensionistëve.

“Ekipet mobile kanë filluar me realizimin e vizitave, ku të gjithë pensionistët që kanë plotësuar kriteret janë lajmëruar dhe të dhënat janë përditësuar në sistemin e integruar të Pensioneve. Ftojmë pensionistët tjerë nga rajoni i Prishtinës që plotësojnë kriteret e paraqitura në njoftim, të dërgojnë kërkesat për lajmërim në shtëpi përmes emailit pensionet.pr@rks-gov.net”, thuhet në njoftimin e ministrisë. 

Exit mobile version