Në Zveçan qytetarët këtë të premte kanë filluar të nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Ilir Pecit nga pozita e kryetarit të komunës së Zveçanit. Ata janë mbledhur në grupe të ndryshme.
Përfaqësuesi i qytetarëve për peticionin në Zveçan, Darko Vuksanoviq, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që sot të dalin sa më shumë të votojnë për shkarkimin e kryetarit të komunës së Zveçanit, Ilir Peci.
Afati i rregullt për mbledhjen e 20% të nënshkrimeve nga lista e votuesve skadon të dielën.