Të paktën dy persona kanë vdekur dhe mbi 50 të tjerë janë zhdukur pas shembjes së një miniere në veri të Kinës.
Presidenti Xi Jinping ka urdhëruar një operacion kërkim-shpëtimi pas shembjes rreth orës 17:13 me orën lokale (09:13 GMT) të mërkurën.
Mbi 200 punonjës të shpëtimit janë dërguar në vendngjarje dhe një person është nxjerrë i gjallë deri më tani, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua./UBTNews/