Në mëngjesin e sotëm ka filluar numërimi i votave të ardhura përmes postës. Gjithsej janë 56 mijë e 610 zarfe me fletëvotime, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se pas përfundimit të votave me kusht, i cili përfundoi dje, dhe pas përfundimit të votave të ardhura përmes postës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon fazën përfundimtare të procesit të numërimit të votave dhe mund të shpallë rezultatet përfundimtare.
“Po punojmë̈ maksimalisht që të përmbyllim procesin e numërimit edhe të këtyre fletëvotimeve”, tha Elezi.
Zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 14 shkurt 2021.