UBT News

Nis ndarja e mjeteve për qytetarët e prekur me COVID-19 në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka nisur sot ekzekutimin e mjeteve për qytetarët e prekur me COVID-19.

“Komuna e Prishtinës ka filluar me ekzekutimin e mjeteve për të gjithë aplikuesit që kanë rezultuar pozitiv me covid19, nëpërmjet: RT – PCR (pra, që është në listat e IKSHPK-së) dhe klinikat private të licensuara nga MSH. Serologjik – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë Rapid – Qendrat e Mjekësisë Familjare, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Deri më tani sipas njoftimit të komunës janë ekzekutuar mjetet për 6 mijë e 704 aplikues./UBTNews

Exit mobile version