UBT News

Nis marshi në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Ka nisur marshi në mbështetje të të dhunuarve seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Marshit po i prijnë dy të mbijetuarat, Vasfije Krasniqi dhe Shyrete Sulimani, si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe drejtoresha e Qendrës Rehabilituese për të Mbijetuarit e Torturës, Feride Rushiti.

Në përfundim të marshit do të prezantohet edhe instalacioni “14 Prilli”, ditë kjo që tani zyrtarisht njihet si Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës.

Zyrtarizmi i 14 prillit si Ditë e të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës, është bërë në mbledhjen e mbajtur ditë më parë nga Qeveria e Kosovës, me kërkesë të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Osmani kishte theksuar se ky vendim do t’i kontribuojë ruajtjes së memories kolektive, ndërsa ka përmendur nevojën e solidarizimit me të mbijetuarit e dhunës seksuale.

Exit mobile version