UBT News

Nis intervistimi i ministres Haxhiu për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po vazhdon edhe sot intervistimin nga Prokuroria Speciale e Kosovës.


Haxhiu po intervistohet në objektin e Policisë së Kosovës, mbi deklarimet e saj për arratisjet e fundit nga burgjet e Kosovës, si dhe sqarimit të deklaratës së saj lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara. Haxhiu shoqërohej nga avokati Tomë Gashi. Intervistimi nga prokuroria i ministres Haxhiu ka nisur të hënën./UBTNews/

Exit mobile version