Një ish-roje eses, tashmë 100 vjeç, do të gjykohet sot në Gjermani me akuzën e ndihmës dhe nxitjes së vrasjeve masive në kampin e përqendrimit Sachsenhausen, në veri të Berlinit, midis viteve 1942 dhe 1945.
Roja do të përballet me akuzën në lidhje me 3,518 raste vrasjesh.
Më shumë se 200,000 njerëz u ndaluan në kamp midis 1936 dhe përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 1945.
Dhjetëra mijëra vdiqën nga sëmundjet, uria, puna e rëndë, eksperimentet mjekësore dhe keqtrajtimi.
Të tjerët u vranë nga esesët si pjesë e një programi shfarosës.
Gjyqi në Neuruppin, në veriperëndim të Berlinit, po zhvillohet në një sallë sportive me masa të rrepta sigurie, pasi në shtëpinë e të moshuarit mbërritën një numër i madh gazetarësh gjermanë dhe të huaj si palë të interesuara.
Të gjithë ata që marrin pjesë në gjyq do të duhet të kalojnë një siguri të rreptë ku do t’u ndalohet përdorimi i celularëve.
Dita e parë do t’i kushtohet leximit të akuzave.
Janë 15 paditës, përfshirë dhe të mbijetuarit e kampit. /os/atsh/