UBT News

Nis Forumi në Bled të Sllovenisë, merr pjesë edhe Kurti

Ka filluar të mbahet Forumi i Strategjik i Bledit në Slloveni, aty i pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Forumi është i ndarë në dy panele, në të cilat do të diskutojnë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, kryeministra e presidentë të shteteve të ndryshme të Evropës.

Kurti do të diskutojë në panelin “Future of Europe – Enlargement”, (E ardhmja e Evropës – Zgjerimi), pjesë e të cilit do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, kryeministri slloven Janez Jansha, ai i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i Bullgarisë, Rumen Radev, përfaqësuesi i lartë i Bosnje Hercegovinës, Christian Schmidt, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Në panelin me temë “Future of Europe – To Stand and Withstand”, (E ardhmja e Evropës – të qëndrosh dhe të përballosh) do të diskutojnë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, Kryeministri i Republikës së Çekisë, z. Andrej Babish, Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha, Kryeministri i Republikës Çeke, z. Eduard Heger, Kryeministri i Republikës së Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Republikës së Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolini dhe znj. Dubravka Shuica, Nënkryetare e Komisionit Evropian për Demografi dhe Demokraci”, njofton zyra për media e Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

Në margjina të Forumit në Bled, shefi i Qeverisë kosovare do të ketë takime bilaterale, për të siguruar përkrahje dhe koordinim për menaxhimin e pandemisë COVID 19.

Exit mobile version