UBT News

Nis forumi akademik i UBT-së për nder të 250-vjetorit të Amerikës: Diskutohet partneriteti Kosovë–SHBA dhe roli i arsimit

Në Prishtinë ka filluar organizimi i forumit akademik të UBT-së, në kuadër të projektit “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”, pjesë e programit ndërkombëtar për shënimin e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Forumi me titull “Nga Çlirimi te Lidershipi: Edukimi i Gjeneratës së Ardhshme përmes Partneritetit Kosovë–SHBA” ka mbledhur në Prishtinë një gamë të gjerë pjesëmarrësish nga fusha akademike, politike dhe institucionale.

Pjesë e diskutimit në këtë panel është edhe  Edmond Hajrizi, themelues dhe rektor i UBT-së, së bashku me Daniel Serwer, Faton Bislimi, Edward P. Joseph, Besa Tafilaj Pinchotti dhe Mario Marquez, të cilët po kontribuojnë në diskutimet mbi partneritetin Kosovë–SHBA dhe zhvillimin e lidershipit të ri.

Në fokus të forumit është marrëdhënia e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe roli i arsimit, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik në forcimin e vlerave demokratike dhe përgatitjen e gjeneratave të ardhshme.

Organizimi po zhvillohet edhe në bashkëpunim me nisma si “Smart City”, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë dhe zhvillimit urban në të ardhmen e shoqërisë.

Ky aktivitet është mundësuar pas Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Fondacionit Shqiptaro-Amerikan dhe Komisionit Amerikan “America250”, përmes të cilit Kosova është përfshirë zyrtarisht në programin e këtij përvjetori dhe bëhet vendi i parë dhe i vetëm jashtë SHBA-së në këtë iniciativë ndërkombëtare.

Exit mobile version