Mbrëmë ka filluar edicioni i tretë i festivalit ndërkombëtar të artit: “Nën braza të kohës”, në qytetin e Pejës, me studentë pjesëmarrës vendor dhe ndërkombëtar.
UBT si institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend, edhe këtë vit do të jetë pjesë e këtij festivali, kështu edhe duke vënë në dispozicion rrjetin universitar në Ballkan, duke i ftuar dhjetëra studentë e profesorë ndërkombëtarë në këtë festival.
Studentë nga Austria, Kosova, Tetova e vende të tjera do të jenë pjesë e këtij festivali që do t’i bashkëngjiten edhe shumë performues, muzikantë, artistë, të arteve pamore, arkitektë, regjisorë filmi dhe shkencëtarë.
Festivali: “Nën braza të kohës”, do të mbahet nga data 5 korrik deri më 11 korrik 2021, në stadiumin e futbollit “Shahin Haxhiislami”, në Pejë.