Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan u bë hapja zyrtare e edicionit të sivjetmë të Global UBT Festival.
Në hapje të ceremonisë së Global UBT Festival, rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi tha se vizioni i UBT-së është që ky të jetë festivali më i madh për arsim e shkencë në Ballkanin Perëndimor.
“Ne kemi dashur dhe kemi thënë edhe më herët që Global UBT Festival të jetë vërtet global, në të cilin marrin pjesë personalitete të ndryshme globale. Është vizioni i joni që të arrijmë që të jetë festivali më i madh në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi mes tjerash presidenti i UBT-së.
Rektori tha se këtë vit synojnë të kenë mbi 12 mijë pjesëmarrës.
Global UBT Fest është një festival unik që mbledh të rinjtë nga i gjithë rajoni dhe Evropa për një muaj me plotë aktivitete, mësime dhe rrjetëzim. Me më shumë se 30 shkolla verore, ky festival është vendi ideal për të zgjeruar horizontet tuaja dhe për të fituar aftësi të reja./UBTNews/