Në Kuvendin e Kosovës ka nisur debati parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.
Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra theksoi se ky raport i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione. Sipas saj, 300 milionë euro është vlera e projektit të cilat i ka bllokuar Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë Kosovën si pasojë e kësaj qeverie.
“Kushdo qe e ka lexuar këtë raport 133 faqesh e sheh, 21 herë përmendet fjala shqetësim, tre herë togfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin, 32 here togfjalëshi fazë fillestare, 49 here progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë nuk ka progres, 59 here pak progres dhe vetëm 8 herë togfjalëshi progres i mirë. Pra, në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë”, tha Deliu-Kodra.