Ka filluar ceremonia e varrimit të Hamide Magashit, gruas 35-vjeçare, e cila dyshohet se u privua nga jeta nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së.
Motrat e Magashit dhe familjarët e tjerë po i’a japin lamtumirën e fundit dhe po luten për të.
Varrimi i saj po bëhet në Lugagji të Lipjanit.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkë me anëtarë tjerë të kabinetit të saj po marrin pjesë në varrim. Poashtu aty po merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
Kujtojmë se, mbrëmjen e së mërkurës ish-bashkëshorti i viktimës, Sokol Halili, e ka vrarë Hamide Magashin, e cila ishte shtatzënë, në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Ajo, siç është raportuar, ka qenë në pritje për të lindur.
Personi i dyshuar ende ndodhet në arrati, dhe Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë për të./UBTNews/