UBT News

Nis aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit

Fakulteti Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit ka filluar akademinë verore të këtij drejtimi, akademi kjo e organizuar në kuadër të festivalit akademik të dijes, “Global UBT Fest 2021”.

Në hapje të kësaj akademie, dekani i fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, dr.sc Fidan Feka është shprehur i lumtur me fillimin e një aktiviteti të tillë madhor, i cili do t’i kontribuojë jashtëzakonisht shumë studentëve në zhvillimin e tyre akademik.

Akademia nisi me ligjëratën e prof.dr Fadil Millaku, me temën “Medicinal and aromatic plants with economic importance in the Republic of Kosovo”, i cili shpjegoi rëndësinë e bimëve medicinale dhe aromatike në ekonominë e vendit.

Profesoresha, dr.sc Reneta Kongoli, ka ligjëruar para të pranishmëve për sigurinë e ushqimit dhe praktikat e mira ushqimore në një situatë pandemie, duke shtjelluar praktikat që janë ndjekur dhe ato që duhet ndjekur për sigurinë e ushqimit.

Dita e parë e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, vazhdoi me ligjëratën e profesorit, dr.sc Ibush Luzha, me temën “Requirements for accreditation of Testing and Calibration”, teksa profesori, dr.sc Ismet Babaj ka mbajtur ligjëratë me temë “Asparagus value chain in Kosovo”.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji dhe Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, do të vazhdojë edhe ditët në vijim me aktivitete të ndryshme nga kjo fushë, që si qëllim kanë shpërndarjen e dijes nëpërmjet profesionistëve dhe ekspertëve që ka UBT.

Exit mobile version