UBT News

Nis aktivitetin Akademia e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në kuadër të “Global UBT Fest 2021”

Akademia e Fakultetit  Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi ka filluar punën duke diskutuar për rolin e Bankës Qendrore të Kosovës në stabilitetin e sistemit financiar në Kosovë dhe inovacionin dhe qëndrueshmëria.

Për këtë temë ka diskutuar profesori i UBT-së dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi. Ndërkaq, Akademia e fakultetit  Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ditën e parë të saj e ka filluar me ligjëruesit e UBT-së, Blerton Abazi dhe Liridon Kastrati, duke diskutuar për inteligjencën artificiale, zbatimi i Informacionit dhe analizat e sistemeve dhe të dhënave.

Në ditën e dytë dhe të tretë të akademisë Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, u diskutua për praktikat e sigurimeve në Kosovën sfidat dhe mundësitë, Këtë temë e ka shtjelluar profesori Hashim Rexhepi. Nga ana tjetër, Liridon Kastrati, me studentët diskutoi temën “Mjetet dhe teknikat për përdorimin e Inteligjencës Artificiale -Teknologjitë e Aplikuara”.

Në akademinë e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, ligjëruesi  Besnik Berisha ka folur për performancën e sektorit bankar, kredit dhe depozitat.

ANV-ja e Ekonomikut do të vazhdojë edhe nesër ku do të mbahen sesionet përmbyllëse, ndërkaq do të behet edhe certifikimi i pjesëmarrësve në këtë akademi.

Exit mobile version