Në festivalin e 78-të të filmit në Venecia fotografia e njohur Nima Benati është veshur nga kreatorja e njohur shqiptare, Drenusha Xharra.
Fotografja italiane e modës Nima Benati ka punuar për markat më prestigjioze në botë, duke filluar nga: GUESS, PUMA, Tom Ford etj.

Në mbishkrim ajo e falendëroi Xharrën për fustanin perfekt.
Nuk është hera e parë që kreatorja Xharra ka dizajnuar veshje për figura të njohura botërisht./UBTNews