Ish-kandidatja republikane për presidente, Nikki Haley, ka thënë se e ka në plan të votojë për Donald Trumpin, ish-kundërshtarin dhe shefin e saj, në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haley e cila dikur shërbeu si ambasadore e Trumpit në Kombet e Bashkuara, ishte e fundit nga rivalët e tij kryesorë që u largua nga gara paraprake e partisë, në fillim të muajit mars.
Në atë kohë, ajo nuk e mbështeti atë, porse i kërkoi që të fitonte votat e miliona njerëzve që e kishin mbështetur. Të mërkurën, në deklaratën e saj të parë publike qëkur u largua nga gara, Haley tha se Trump “nuk ka qenë perfekt” porse presidenti Joe Biden “ka qenë një katastrofë”./UBTNews/