UBT News

Nike mbyll aplikacionin Run Club në Kinë

Nike po deaktivizon aplikacionin e saj Run Club në Kinë, duke u bërë kompania e fundit perëndimore që rikonfiguroi biznesin e saj në ekonominë e dytë më të madhe botërore.

Gjiganti amerikan i veshjeve sportive publikoi një njoftim për Kinën kontinentale, duke thënë se aplikacioni “do të ndalojë shërbimin dhe funksionimin” duke filluar që nga 8 korriku.

Në një prononcim për CNN, një zëdhënës i kompanisë Nike tha se se do të hapë një platformë veçmas për vrapuesit kinezë në të ardhmen dhe do të vazhdojë të investojë në përditësimin e platformave të saj digjitale në Kinë.

“Ne po krijojmë një ekosistem nga Kina për Kinën, specifikisht që do të kujdeset për nevojat unike të konsumatorit të rajonit”, deklaroi zëdhënësi.

Kina është një nga tregjet më të mëdha të kompanisë Nike. Sipas raportit të saj më të fundit vjetor, kompania realizoi rreth 8.3 miliardë dollarë të ardhura në Kinën e Madhe, e cila përfshin Hong Kongun dhe Tajvanin, në vitin e fundit fiskal./UBTNews/

Exit mobile version