UBT News

Nikaj kritikon Qeverinë: Kosova në krizë të thellë energjetike, të shpallet gjendje emergjente

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë i kësaj partie, Bernard Nikaj në një konferencë për medie, tha se kjo parti për më shumë se tre muaj ka alarmuar për krizën energjetike.

Sipas tij, në vazhdimësi Qeveria e ka anashkaluar këtë dhe ka dështuar që të ndërmarrë masa karshi krizës, duke e quajtur këtë mosdije të ekzekutivit që e ka quar vendin në krizë të thellë energjetike.

“Duke e ditur profilin tonë të konsumit si dhe kapacitet e limituara të gjenerimit sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit për të mbuluar kërkesën për konsum, deklarimet e kësaj Qeverie vetëm pak javë me parë ishin se Kosova nuk është prekur  dhe na e mbulojmë shumicën e konsumit vendor, pra një neglizhim dhe amatorizëm total për arsye të mos dijes, por edhe kalkulimeve politike. Mospranimi i krizës ka qenë kalkulim politik i lidhur me zgjedhjet lokale. Kosova sot gjendet në një krizë të thellë energjetike. Ashtu siç jemi të gjithë dëshmitarë, ditëve të fundit jemi përballë me reduktime të pakontrolluara të energjisë elektrike. Edhe me keq nuk kemi qartësi se deri kur do te zgjasë një situatë e tillë e edhe me pak cilat janë masat që po ndërmerren për të tejkaluar këtë situatë?”, deklaroi ai.

Exit mobile version