Bola Tinubu, i cili gjithashtu kryeson bllokun ECOWAS, ende beson se diplomacia është “rruga më e mirë përpara” për të zgjidhur krizën, sipas zëdhënësit të tij.
Përpjekjet e deritanishme nga ECOWAS dhe Shtetet e Bashkuara për të bindur sundimtarët e rinj të Nigerit që t’ia kthejnë pushtetin liderit të zgjedhur në mënyrë demokratike, kanë bërë pak përparim.
“Asnjë opsion nuk është hequr nga tavolina”, u shpreh zëdhënësi i Tinubu, Ajuri Ngelale.
Shtetet e Bashkuara thanë se ende shpresojnë se grusht shteti mund të zhbëhet, por është “real”.
ECOWAS vendosi sanksione tregtare dhe financiare ndaj Nigerit pasi ushtarët rebelë rrëzuan Bazoum./UBTNews/