UBT News

Nigeria po punon në një vaksinë kundër COVID-19

Nigeria po punon në prodhimin e një vaksine kundër COVID-19, deklaroi presidenti Muhammadu Bahari në një intervistë televizive të enjten, teksa vendi po përballet me rritje të rasteve.

Ekspertët shëndetësorë thonë se Nigeria duhet të trefishojë përpjekjet e saj të vaksinimit nga mbi 100 mijë doza në ditë për të përmbushur objektivin e saj për të vaksinuar më shumë se gjysmën e popullsisë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Nigeria po shqyrton mundësitë për të blerë ose siguruar vaksina përmes COVAX-it, për të vaksinuar së paku 70% të popullsisë së saj. Muajin e kaluar Nigeria shkatërroi mbi 1 milion vaksina me afat të skaduar.

Duke folur për CNN të premten, ministri i shëndetësisë i Nigerisë, Dr. Olorunnimbe Mamora, tha se vendi po punon për të krijuar një qendër të prodhimit të vaksinave brenda dy ose tre viteve. Por kjo do të varet nga fondet, tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë, në Nigeri janë regjistruar 246 mijë e 195 raste me COVID-19 dhe 3 mijë e 66 raste të vdekjes./UBTNews

Exit mobile version