UBT News

Nigeria përballet me përmbytje katastrofike

Përmbytjet në 33 nga 36 shtetet e Nigerisë kanë marrë të paktën 603 jetë dhe kanë lënë 1.3 milion njerëz të zhvendosur, njoftojnë autoritetet.

Nigeria përjeton përmbytje vjetore, veçanërisht në zonat bregdetare, por përmbytjet e këtij viti janë më të këqijat në më shumë se një dekadë.

Ministria Federale e Çështjeve Humanitare ia atribuon përmbytjen reshjeve jashtëzakonisht të mëdha dhe ujit të tepërt nga diga Lagdo në Kamerunin fqinj.

Presidenti Muhammadu Buhari udhëzoi këtë javë agjencitë federale që të rrisin përpjekjet e reagimit dhe ndërhyrjes për të mbështetur viktimat e përmbytjeve.

Sekretari i përhershëm në ministrinë humanitare, Nasiru Sani Gwarzo, tha për DW se mijëra shtëpi dhe toka bujqësore u dëmtuan nga përmbytjet.

Në të gjithë vendin, rreth 450 mijë hektarë tokë bujqësore janë shkatërruar. Javën e kaluar, Nigeria hapi rezervën e saj të përmbytjeve për të siguruar furnizime për publikun./UBTNews/

Exit mobile version