Nigeria ia hoqi ndalesën rrjetit social, Twitter – shtatë muaj pasi masave shtrënguese ndaj këtij rrjeti social.
Qeveria nigeriane suspendoi Twitterin në qershor të vitit të kaluar, pasi kjo platformë ia fshiu një postim presidentit Muhammadu Buhari, postim ky që nxiti një protestë ndërkombëtare për lirinë e shprehjes”.
Qeveria e anuloi ndalesën pasi Twitter ra dakord me kushtet, duke përfshirë hapjen e një zyre lokale në Nigeri. Twitter nuk dha detaje nëse ka rënë dakord me kërkesat e qeverisë, por thotë se “do të jetë tërësisht e përkushtuar ndaj Nigerisë”.
Me këtë vendim, miliona përdorues të vendit më popullsinë më të madhe në Afrikë, do t’i kthehen sërish kësaj platforme.
Twitter fshiu postimin e presidentit Buhari duke iu referuar Luftës Civile Nigeriane të viteve 1967-70 dhe mes tjerash tha se do të merrret me “ata që po sillen keq” në “gjuhën që ata e kuptojnë”./UBTNews