UBT News

Nigeria do të dërgojë më shumë gaz në Evropë deri në dimër

Nigeria do të jetë në gjendje të dërgojë më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë deri në dimër, tha të enjten Ministri i Shtetit për burimet e naftës.

Timipre Sylva tha në konferencën Gastech 2022 në Milano, Itali, vendi i tij aktualisht po vonon dërgesat shtesë të gazit për shkak të problemeve të sigurisë, megjithatë, do të ndërtojë një tubacion për gazin nigerian përmes Algjerisë në Evropë.

Sylva tha se Nigeria së shpejti do të vendosë për investimin për ndërtimin e infrastrukturës dhe projekti ka të ngjarë të kushtojë më shumë se 10 miliardë dollarë.

Nigeria dhe kompanitë shtetërore algjeriane të naftës do të përfshihen në këtë proces dhe investitorë të tjerë privatë kanë treguar gjithashtu interes”, tha ai.

Nigeria, rezervat e naftës së së cilës kapin rreth 37 miliardë fuçi, ka 3.1% të rezervave botërore.

Vendi, i cili është ndër 15 vendet e para në prodhimin e naftës bruto, renditet i teti në rezervat e naftës dhe i gjashti në eksportet e naftës. /UBTNews/

Exit mobile version